Sancho rikthehet në Dortmund

9 months ago 20
MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 19: Jadon Sancho of Manchester United applauds the fans after their victory in the Emirates FA Cup Quarter Final match between Manchester United and Fulham at Old Trafford on March 19, 2023 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
18:10 11/01/2024

Sulmuesi në pronësi të Manchester United do të huazohet deri në fund të sezonit

Jadon Sancho është huazuar te Borussia Dortmund nga Manchester United deri në fund të sezonit.

“Djajtë e kuq” do të përfitojnë 3.5 mln Euro nga verdhezinjtë, e 4 mln Euro të tjerë si bonuse, bazuar në numrin e paraqitjeve që lojtari do të bëjë dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Klubi gjerman do të paguajë pjesën më të madhe të pagave të Sanchos me vlerë 340 mijë Euro, ndërsa anglezët kanë rënë dakord që të kontribuojnë me 120 mijë Euro.

Për ekipin nga Bundesliga nuk ka opsion për ta blerë përfundimisht sulmuesin e krahut në fund të sezonit.

23-vjeçari nuk ka qenë ndër alternativat e trajnerit Ten Hag, me holandezin që e ka detyruar të stërvitet veçmas. Lojtari tregoi entuziazmin për transferimin te gjermanët.

“Kur u futa erdha në dhomën e zhveshjes, u ndjeva sikur u ktheheva në shtëpi! E njoh klubin, kam qenë gjithmonë shumë i afërt me tifozët dhe asnjëherë nuk kam humbur kontaktet me drejtuesit. Jam i paduruar të luaj futboll, të shënoj gola dhe të ndihmoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.”

Sancho spikati me fanellën e Dortmund në vitet 2017-2021 dhe më pas u transferua te Manchester United për 85 milionë Euro.

Sulmuesi synon të rilindë në Bundesligë, me fanellën që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article