Santos bie në kategorinë e dytë

10 months ago 42
23:55 07/12/2023

Hera e parë në 111 vite histori, tifozët djegin qytetin

Ajo që ndodhi në kampionatin brazilian në orët e fundit është e destinuar të mbetet e gdhendur përgjithmonë në historinë e futbollit. Santos ra në divizionin e dytë për herë të parë në historinë e tij të gjatë dhe të lavdishme prej 11 vjetësh.

Klubi që pa kampionë të jashtëzakonshëm si Pelé dhe Neymar në vitin 2020 ishte ende në krye të futbollit të Amerikës së Jugut, aq sa iu afrua fitimit të Copa Libertadores. Por rezultatet ranë në mënyrë drastike dhe në tre vjet, bardhezinjtë nuk arritën as të qëndronin në kategori. Një dramë sportive që kulmoi me humbjen kundër Fortaleza në natën mes 6 dhe 7 dhjetorit.

Një ngjarje pra unike në historinë e futbollit, të cilën askush, deri pak vite më parë, nuk do ta imagjinonte se mund të realizohej.

Në fund të ndeshjes tifozët u futën në fushë dhe trazirat shpërthyen në qytet. Zemërimi i tyre solli djegien e disa makinave të parkuara rreth stadiumit duke i dhënë një epilog edhe më të hidhur historisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article