Scott Minto emëron yllin e Chelseat që nuk mund ta godasë topin siç duhet

6 months ago 18

Ish-mbrojtësi i majtë i Chelseat, Scott Minto ka argumentuar se Raheem Sterling nuk është në gjendje të godasë topin siç duhet.

Ylli i Bluve është përballur me një valë kritikash që kur skuadra mposhti Leicester Cityn në FA Cup herën e fundit, një ndeshje në të cilën tifozët e shanë atë.

29-vjeçari humbi një penallti në pjesën e parë dhe Mauricio Pochettino u detyrua të mbronte lojtarin e tij pas fitores në çerekfinale ndaj Dhelprave.

Sterling është i vendosur të fitojë mbi mbështetësit e Chelseat, megjithatë, dhe është i prirur të ndihmojë në sjelljen e trofeve në Londrën perëndimore.

Por, Minto ka ngritur shqetësime rreth Sterlingut teksa i tha talkSPORT: “Raheem Sterling humbi një gjuajtje të lirë kundër Leicester City; ai humbi një penallti ku duhej ta realizonte që në fillim”.

“E mbani mend atë penallti që ai shënoi kundër Manchester Cityt në Stamford Bridge dhe ai përballoi të gjithë presionin ndaj ish-skuadrës së tij, në minutën e fundit me të gjithë duke parë dhe ai ishte në gjendje ta përballonte atë?”.

“Dhe Raheem Sterling, një lojtar i mirë sa ai është dhe duket qesharake të thuhet, por ai kurrë nuk e ka goditur topin vërtet mirë si një futbollist profesionist. Kështu që unë nuk do ta kisha lënë atë në goditjet e lira apo penallti”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Read Entire Article