Sektori i energjisë diellore rrit punësimin në BE

1 year ago 14
15:49 28/09/2023

Vetëm në 1 vit u shtuan 200 mijë punëtore të rinj

Rritja e përdorimit të energjisë diellore në vendet e BE ka bërë që kjo industri të shtojë ndjeshëm mundësitë e punësimit.

Sipas raportit më të fundit të Solar Power Europe, fuqia punëtore në sektorin e prodhimit të energjisë diellore në BE u rrit me 39% në vitin 2022. Afro 200 mijë punëtorë të rinj u bënë kështu pjesë e kësaj industrie, duke e çuar numrin total në 648 mijë punëtorë.

Shumica e vendeve të punës, 84% e tyre janë të lidhura me vendosjen e sistemeve diellore, e më pak me funksionimin, mirëmbajtjen, prodhimin apo çmontimin.

Vendet me punësimin më të lartë në këtë sektor janë Polonia, Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Greqia dhe Franca.

Sipas Solar Power Europe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese në vendet e unionit parashikohet ta çojë në 1.2 milionë numrin e punonjësve në sektorin fotovoltaik deri në vitin 2027.

Në vitin 2022 BE instaloi një sasi rekord prej 40.2 GW të energjisë diellore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article