Sensacioni i Barcelonës u duartrokit nga i gjithë ‘Santiago Bernabeu’ pas super paraqitjes ndaj Brazilit

6 months ago 3

Adoleshenti Lamine Yamal mori një ovacion të fortë nga publiku madrilen në stadiumin Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Brazilit, e cila u mbyll me rezultat 3-3.

Ishte një ndeshje spektakolare në të cilën Spanja ishte afër fitores, duke qenë në epërsi 2-0 dhe 3:2, por me Brazilin që barazoi me penallti në minutën e gjashtë të shtesës.

Spanjollët drejtoheshin nga sulmuesi 16-vjeçar i Barcelonës, Yamal, i cili fitoi një penallti për golin e parë, asistoi Dani Olmon për të dytin dhe pasoi tek Dani Carvajal, kur fitoi një tjetër penallti për golin e tretë.

Pas një loje të shkëlqyer, Yamal mori duartrokitje nga i gjithë stadiumi në këmbë kur u zëvendësua në fund të ndeshjes, pavarësisht nga rivaliteti i madh mes Realit dhe Barcelonës.

Lamine Yamal vs Brazil – Masterclass

Standing Ovation for the 16 year old 💎 pic.twitter.com/v3iBCVcz6y

— Jan  (@FutbolJan10) March 26, 2024

Meqë ra fjala, Spanja kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Rodrit nga penalltia, ndërsa Olmo e bëri 2-0 në minutën e 36-të. Brazili shkurtoi rezultatin me Rodrygo në minutën e 40-të dhe Endrick barazoi në minutën e 50-të.

Në minutën e 87-të, Rodri shënoi një penallti tjetër për të kaluar Spanjën në epërsi 3-2, dhe Lucas Paquet gjithashtu shënoi 3-3 nga penalltia në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Ndryshe, Yamal bëhet ylli i tretë i Barcelonës që duartrokitet nga i gjithë ‘Bernabeu’, pasi Ronaldinhos dhe Andres Iniestas. /Telegrafi/

2000’s Ronaldhinio
2010’s Andres Iniesta
2020’s Lamine Yamal

Standing ovation at Santiago Bernabau 🇪🇸 pic.twitter.com/DAXMf8upOL

— SK10 𓃵🇵🇸 (@SK10_Football) March 27, 2024

Read Entire Article