Disa serbë në komunat veriore të Kosovës kanë ndezur qirinj për tre terroristët serbë të vrarë të dielën Banjskë.
Për terroristët e vrarë, Lista Serbe ka shpallur tre ditë zie në komunat e banuara me shumicë serbe.
Në fotografinë e publikuar nga Kossev shihen qytetarë të mbledhur në veri ndërsa raportohet se aty kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të Listës Serbe përfshirë kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.
Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa tetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Top Channel