Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

10 months ago 47

Në konferencë për shtyp të Borussia Dortmundit ka ndodhur një skenë shumë e pakëndshme pasi gazetarët e kanë pyetur trajnerin Edin Terziq për incidentin me kolegun e tij nga stafi Slaven Stanic.

Trajneri nga Bosnja dhe Hercegovina është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, e më pas gazetari i Bild ka bërë një pyetje të pakëndshme të cilës Terziq as nuk i është përgjigjur.

Më parë, Bild zbuloi ekskluzivisht se kishte tensione të mëdha brenda dhomës së zhveshjes së Dortmundit. Koordinatori sportiv Slaven Stanic e kritikoi Terziqin dhe e ofendoi keq.

Presidenti Hans-Joachim Watzke dhe këshilltari i tij Mathias Sammer ishin në anën e Terziqit gjatë kësaj afere. Pas pak kohësh, mediat gjermane hasën në deklarata të Dortmundit, por edhe të vetë Slaven Stanicit, të cilat konfirmojnë se serbi tashmë është ish-anëtar i klubit.

Gazetari i Bild e pyeti Terziqin nëse ishte e vërtetë që Staniqi do të pushohej së shpejti nga puna dhe i kërkoi që të njoftonte incidentin. Trajneri i Dortmundit nuk u deklarua pasi fjalën e mori zëdhënësi i klubit Sven Westerschulze.

“Përderisa jemi në konferencën për media kushtuar ndeshjes, do të merremi vetëm me pyetje që kanë të bëjnë me ndeshjen. Këtu po flasim për gjendjen e ekipit të futbollit dhe nuk do të flasim për të gjitha temat e tjera”, deklaroi Westerschulze.

Ndërkohë, vetë Stanic ka folur dhe i ka uruar fat ish-klubit të tij në të ardhmen, duke konfirmuar kështu se ka pasur mosmarrëveshje.

Thuhet se Stanic filloi të kritikonte Terziqin në fillim të sezonit dhe në barazimin e skuadrës së tij ndaj Milanit (0-0) në Ligën e Kampionëve, por në fund ai nuk arriti t’i “ekzorciojë” qëllimet e tij sepse Terzic ka mbështetjen e plotë të klubit. /Telegrafi/

Am Montag hatte Sky noch exklusiv über den bevorstehenden Rauswurf von Sportkoordinator Slaven Stanic berichtet, tags darauf hat der BVB gehandelt und sich von Stanic getrennt. #skybuli pic.twitter.com/pySLuFemWU

— Sky Sport (@SkySportDE) December 5, 2023

Read Entire Article