Sergio Ramos i “fal” tre pikë Barcelonës

11 months ago 26
Reklamë

Barcelona mundi 1 me 0 Sevijën në duelin hapës të javës së 8 të La ligës dhe  rikthye në krye të renditjes, të paktën përkohësisht në pritje të rezultateve që do të marrin Girona dhe Real Madrid .

Suksesi erdhi si pasojë e një autogoli të Sergio Ramos, në një ndeshje që në fakt u luajt e mirë nga katalanasit.

Në pjesën e parë ata ishin më kërkues dhe më kërcënues në portën andaluze. Fillimisht Joao Felix gjeti reagimin e portierit Nyland dhe pastaj i njëjti lojtar pas shërbimit të Joao Cancelos, goditi traversën. Rasti i parë i miqve u regjistrua vetëm pasi kishte kaluar gjysmëorëshi i parë, mirëpo gjuajtja e Okampos u ndal në fund  nga Gavi.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Blaugranat të cilët pas dy momenteve të Gavit, patën një rast të pastër me Levandovskin.

Më tej ishte radha e një ish-i, si Rakitic që kërcënoi portën e Barcelonës, përpara se ndeshja të zhbllokohej në minutën e 76.

Krosimi i Torres u devijua nga Xhamal, dhe pastaj prekja e fundit vendimtare të pafatit Sergio Ramos. Përmes kësaj fitoreve Barcelona ka 20 pikë pas 8 ndeshjeve të luajtura ,ndërsa Sevija mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Read Entire Article