Sfida mes Galatasaray dhe Man United në rrezik shkaku i reshjeve të mëdha të shiut

10 months ago 16

Përballja mes Galatasaray dhe Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve është në rrezik serioz për t’u shtyer për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Stamboll.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ekipin e Ten Hag për të përcaktuar fatin e tyre në këtë garë.

Sidoqoftë, ajo rrezikon të mos luhet për shkak të motit të keq që po mbizotëron në Turqi.

🚨🚨 ÖZEL | Rams Park'tan yeni görüntü

⛈ Yağmur devam ediyor pic.twitter.com/3o9SkVsQQs

— Fanatik (@fanatikcomtr) November 29, 2023

Reshjet e mëdha të shiut pritet të jenë prezente deri gjatë ditës së nesërme dhe ndeshja mes këtyre dy ekipeve në kuadër të UEFA Youth League është luajtur në kushte mjaft të vështira për shkak të terrenit të rënduar nga shiu.

Madje në fushë u panë zyrtar të UEFA-së të cilët inspektuan fushën për të parë nëse janë kushtet e përshtatshme për t’u zhvilluar një ndeshje e futbollit.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar sa i përket kësaj çështjeje, por një gjë është e sigurtë, reshjet e shiut nuk do të ndalen gjatë tërë natës./Telegrafi/

Read Entire Article