Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama ktheu Urdhrin e Mjekëve në drejtori të Ministrisë.
Shehu thekson se mjekët kthehen praktikisht në “puthadorë” me Aktin Normativ të Qeverisë.
“Rama kthen Urdherin e Mjekeve ne nje drejtori te ministrise, mjeket ne “puthadore”, me Aktin Normativ te Qeverise.
1–Kerkon te shkaterroje ate institucion me pavaresi te bazuar ne ligj, qe nuk merr asnje qindarke nga buxheti, por vetem nga antaresia, interesat e te cileve duhet te mbroje.
2–Godet mjeket ne pavaresine e tyre profesionale, te drejten e tyre kushtetuese te ushtrimit te profesionit jashte aktivitetit publik.
3–Transfomon “Kodin etik”, qe ka ne thelb te tij Betimin e Hipokratit” ne nje instrument administrativ e ideologjik, te pilotuar nga rregjimi.
Shprehje keto te:
—Frikes nga institucionet e pavarura, qofte dhe Urdheri i Mjekeve ky.
—I urrejtjes se thelle te Rregjimit ndaj mjekeve, ndaj intelektualizmit, njerezve te lire, tendences per t’i kthyer ata ne “bujkrober” te Sulltanatit.
Realisht Shqiperia keshtu nuk do te kete “Urdher te Mjekeve”.
Qendrim ky ndaj nje Institucioni te pa varur, i denje per rregjimet me ekstreme.
E krahasuar kjo me periudhen komuniste kur ne Shqiperi nuk kishte Urdher Mjeku, i krijuar ai ne fund te 1993.
Gjithashtu ky rregjim duke mos patur guxim te perballet direkt per keto “bema” diskriminuese te tij ndaj mjekeve e shkaterruerse per sistemin shendetesor, kerkon te fshihet duke “futur duart” ne Ligjin e Urdherit te Mjekeve.
Gje kjo krejt e kunderligjeshme.
Eshte vetem ai Urdher i pavarur, qe mund te kerkoje ndryshime ne ate Ligj.
Qeveria i ka te gjitha instrumentat te dale me nje Ligj te saj, apo te nderhy ne Ligjet qe lidhen me administrimin e sistemit.
Por si skuthat e trembur kerkojne te fshihen mbas Urdherit te Mjekeve, i cili duhet te rreagoje fort ketu, apo ne ambjentin nderkombetar.
Per te mbrojtur te drejtat e tij e te mjekeve si detyre qe e ka!
1
P R O J E K T A K T N O R M A T I V
Nr.______, datë
_____________
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.123/2014,
“PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në ligjin nr.123/2014, “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në shkronjën “b”, të pikës 2, të nenit 4, fjala “
… vendos …” zëvendësohet me
“
… harton …”.
Neni 2
Pas shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 5, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) nuk janë larguar me masën disiplinore të heqjes së licencës.”.
Neni 3
Shkronja “b”, e pikës 1, të nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) kur i hiqet licenca individuale e ushtrimit të profesionit me vendim disiplinor
apo me vendim gjykate;”.
2
Neni 4
Pas shkronjës “c”, të nenit 8, shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:
“ç) të mos punojë në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 për qind të
orëve mujore, që punon në sistemin shëndetësor publik;
- d) të mos u kërkojë pacientëve, që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor
publik për trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i
drejtohen institucionit shëndetësor jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij.”.
Neni 5
Pas nenit 8 shtohet neni 8/a, me këtë përmbajtje:
“Neni 8/a
Kushtet dhe procedura që një mjek në një institucion shëndetësor publik mund
të ushtrojë profesionin në një institucion shëndetësor jopublik
- Një anëtar i Urdhrit të Mjekëve, që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në
një institucion shëndetësor jopublik, duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të
institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar.
- Në kuptim të këtij ligji, termi “ushtrim i profesionit të mjekut” përfshin
hapjen, pjesëmarrjen, si edhe punësimin në një institucion shëndetësor
jopublik.
- Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion
shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare,
nuk mund të bëjnë kërkesë sipas pikës 1, të kësaj dispozite.
- Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, që mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në
një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik, nuk
mund të mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion
shëndetësor jopublik.
- Titullari i institucionit vlerëson:
- a) ngarkesën e orëve, që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik;
- b) mbulimin e shërbimit nga personeli tjetër mjekësor në institucionin
shëndetësor publik;
- c) mundësinë e konfliktit të interesit.
3
- Në çdo rast, angazhimi në institucionin shëndetësor jopublik nuk duhet të
pengojë kryerjen e detyrës së tij/saj në institucionin shëndetësor publik, ose
kjo veprimtari nuk duhet të kërkojë një angazhim mendor a fizik të tij/saj, që
e bën të vështirë kryerjen e kësaj detyre, ose ushtrimi i kësaj detyre në
institucionin shëndetësor jopublik mund të cenojë, në çfarëdo mënyre,
imazhin e mjekut.
- Në rast se titullari vlerëson se nuk plotësohen kërkesat e pikave 5 dhe 6, të
këtij neni, vendos mosmiratimin e kërkesës. Në rast se titullari vlerëson se nuk
ka pengesa për pranimin e kësaj kërkese, miraton kërkesën dhe njofton
ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë.
- Ministria përgjegjëse për shëndetësinë bën publikimin e të dhënave të këtij
mjeku në një regjistër publik elektronik.
- Procedura e verifikimit dhe e shqyrtimit të kërkesës, si dhe të dhënat, që do të
bëhen publike në regjistrin elektronik, formati dhe mënyra e përditësimit të tij
rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.”.
Neni 6
Në pikën 3, të nenit 9, emërtesa “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor”,
zëvendësohet me fjalët “Inspektorati përgjegjës për shëndetësinë …”.
Neni 7
Shkronja “ç”, e pikës 1, të nenit 11, shfuqizohet.
Neni 8
Në shkronjën “dh”, të pikës 2, të nenit 13, pas fjalëve “
… si dhe …
” shtohet fjala
“
… harton …”.
Neni 9
Shkronja “c”, e pikës 2, të nenit 14, shfuqizohet.
Neni 10
Nenet 16, 17 e 18 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Neni 16
Komisionet disiplinore
4
- Procedimi disiplinor ushtrohet nga komisioni i disiplinës dhe komisioni i
apelimit.
- Komisioni i disiplinës funksionon pranë Urdhrit të Mjekëve dhe realizon
shqyrtimin e ankesave, hetimin administrativ dhe, në rast konstatimi të
shkeljeve, cakton me vendim masat disiplinore.
- Vendimet e komisionit të disiplinës mund të ankimohen brenda 10 ditëve
nga njoftimi i arsyetuar në komisionin e apelit, që ngrihet pranë ministrisë
përgjegjëse për shëndetësinë.
- Përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe të
komisionit të apelimit rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 17
Masat disiplinore
- Komisioni disiplinor heton e gjykon në bazë të fakteve dhe provave të
administruara dhe të seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit të Mjekëve,
ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. Kur vërtetohet se anëtari ka
kryer shkelje të etikës, të Kodit Etik dhe Deontologjik, ose ka bërë gabime
teknike, ai jep këto masa:
- a) Vërejtje;
- b) Pezullim për të realizuar shërbime të caktuara mjekësore, për një
periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet;
- c) Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut në tërësinë e
saj, për një periudhë nga 6 muaj deri në 5 vjet;
ç) Gjobë me vlerë nga 100 000 lekë deri në 1 000 000 lekë;
- d) Heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut.
- Procedimi disiplinor fillon brenda 5 vjetëve nga momenti i kryerjes së
shkeljes. Në rastin kur anëtari i Urdhrit të Mjekëve ushtron detyrën në të
njëjtin institucion shëndetësor, ku ka kryer shkeljen disiplinore, procedimi
disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të saj.
- Masat disiplinore, sipas pikës 1, të këtij neni, shuhen:
- a) për shkronjën “a”
, 3 vjet pas dhënies apo përfundimit të saj;
- b) për shkronjat “b”, “c” dhe “ç”, 5 vjet pas përfundimit, përkatësisht, të
periudhës së pezullimit apo të pagimit të gjobës;
5
Masa disiplinore, sipas shkronjës “d”, të pikës 1, të këtij neni, nuk
shuhet.
- Në caktimin e masave disiplinore, komisioni mban në konsideratë llojin e
shkeljes, seriozitetin e saj, pasojat e ardhura, sjelljen e anëtarit të Urdhrit të
Mjekëve ndaj këtyre pasojave, si edhe nëse ka pasur më parë shkelje të tjera
disiplinore.
Neni 18
Ankimimi gjyqësor
- Kundër vendimit të komisionit të apelimit lejohet ankim në gjykatën
administrative kompetente brenda 10 ditëve nga marrja dijeni për vendimin.
- Ankimi në gjykatë nuk pezullon zbatimin e vendimit të komisionit të
apelimit.”.
Neni 11
Pika 2, e nenit 19, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Këshilli Kombëtar harton Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore dhe ia
paraqet për miratim ministrit përgjegjës për shëndetësinë.”.
Neni 12
Kudo në ligj fjala “
… shtetëror …
” zëvendësohet me “
… publik …
”, ndërsa fjala
“
… private …
” zëvendësohet me “
… jopublik …”.
Neni 13
Aktet nënligjore
- Ministri përgjegjës për shëndetësinë nxjerr udhëzimin sipas pikës 6, të
nenit 8/a, të ligjit, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.
- Këshilli i Ministrave miraton vendimet, sipas pikës 4, të nenit 16, të ligjit,
brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.
- Urdhri i Mjekëve harton Kodin e ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore,
brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Deri në hyrjen në fuqi
të Kodit të ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mbetet në fuqi Kodi
aktual i Etikës dhe Deontologjisë.
6
Neni 14
Dispozita tranzitore
Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, që janë të punësuar në një institucion shëndetësor
publik dhe që ushtrojnë profesionin e mjekut edhe në një institucion shëndetësor
jopublik detyrohen që, brenda dy muajve nga miratimi i udhëzimit të ministrit
përgjegjës për shëndetësinë, sipas pikës 6, të nenit 8/a, të ligjit, të rregullojnë
statusin e tyre, në përputhje me këtë akt normativ me fuqinë e ligjit.
Neni 15
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA”, shkruan Shehu.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb