09:33 02/01/2024
Pesë persona janë plagosur me thikë dhe sende të tjera të mprehta pas një sherri në Prizren të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, teksa Policia e Kosovës sot njofton se të plagosurit kanë pësuar dëmtime.
Dy prej të plagosurve janë të mitur. Sherri ndodhi mes tyre për motive banale, teksa të gjithë lënduan njëri-tjetrin.
Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut.
Policia njofton se “me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
/tvklan.al
Të ngjashme