Dy kushërinj, njëherazi edhe fqinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras për shkak të një konflikti pronësie.
Sipas autoriteteve, gjatë konfliktit për një sipërfaqe toke ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ishte jashtë shërbimit.
Po ashtu i plagosur mbeti edhe kushëriri i tij, Adrian Sela.
Për pasojë të dy janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb