Shiu “pushton” fushat e Wimbledon, Djokoviç nuk e ndal hovin

1 year ago 38
Reklamë
22:40 03/07/2023

Reshjet e shiut nuk ndalin vohin e kampionëve në Wimbledon. Fituesi në fuqi në kategorinë e meshkujve, Novak Djokoviç nuk hasi aspak vështirësi në duelin debutues, teksa mposhti pastër 3-0 argjentinasin Pedro Cachin. 36-vjeçari dominoi totalisht kundërshtarin, duke triumfuar me sete 6-3, 6-3 dhe 7-6. Gjokoviç i cili ka humbur vetëm dy sete në dekadën e fundit konsiderohet si favorit për të triumfuar në turneun londinez, kjo e ndikuar edhe nga mungesa e Rafael Nadal.

Debutim pa shumë probleme edhe për Igor Swiatek. Numri 1 në tenisin e femrave zgjidhi gjithçka mirë përballë kinezes, Zhu Lin. Edhe kjo sfidë u karakterizua nga reshjet e shiut, por që nuk ndikuan në formën e kampiones polake, që arriti të triumfojë 6-1 dhe 6-3, e gjithë takimin 2-0 me sete. Sëiatek synon që të fitojë titullin e saj të pestë Grand Slam në karrierë për të kurorëzuar një vit spektakolar. Pak ditë më parë, ajo arriti të fitojë trofeun e tretë në French Open.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article