Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur dy persona, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, rezultoi pa leje drejtimi

9 months ago 5

Një 48-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa autori është shtetasi me iniciale K.M..

Ndërkohë, po ashtu është arrestuar nga policia e Vlorës edhe një 33-vjeçar, me inicialet A.F.. Ky i fundit një ditë më parë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është aksidentuar me një automjet tjetër me drejtues shtetasin D. D., 33 vjeç, i cili si pasojë ka ngelur i dëmtuar së bashku me pasagjeren shtetasen E. K.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article