Shkëlqejnë treshja e madhe, Lakers marrin fitoren e radhës

8 months ago 4

Los Angeles Lakers kanë marrë një tjetër fitore, të tretën radhazi dhe të 27-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në sfidën ndaj Charlotte Hornets në udhëtim, Lakers kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë 118:124.

Ka qenë një duel shumë i rëndësishëm për Lakers dhe ata e fituan falë shkëlqimit të tre yjeve LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis.

The East:

Cavs win their 6th in a row!

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/N2PTs65e9M

— NBA (@NBA) February 6, 2024

Më efikasi në këtë duel ishte D’Angelo Russell me 28 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Anthony Davis ishte fantastik gjithashtu duke arritur ‘Triple-Double’ me 26 pikë, 15 kërcime e 11 asistime, derisa LeBron James e mbylli duelin me 26 pikë e shtatë asistime.

Te skuadra vendase më efikasi ishte Miles Bridges me 41 pikë, derisa Miller shtoi 33 të tjera, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore ndaj Lakers. /Telegrafi/

Read Entire Article