Shkodra feston për herë të parë 29 Nëntorin, vendoset ylli komunist në Varrezat e Dëshmorëve

10 months ago 4

Shkodra ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin, ditën Çlirimit. Në nder të kësaj ditë, janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.

Të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës, por që kanë munguar zyrtarë nga opozita. Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.

Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjate ceremonisë në varrezat e dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit te Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit te panjohur. Bruçu thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhes nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article