Shkupi dhe Shkëndija marrin fitore, humb Struga në shtëpi 

5 months ago 8

Pasditja e kësaj të diele ka sjell të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të në program të Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Fitore në këtë xhiro morën, Shkupi, Shkëndija dhe Voska Sport, teksa Struga Trim Lum gaboi, duke u mundur në shtëpi nga Sileksi i Kratovës.

Skuadra e Shkupit mori fitore dramatike në Çair, aty ku në minutat shtesë siguroi golin e fitores për rezultat 3:2 përballë ekipit të Tikveshit nga Kavadari. Fillimisht Arbi Vosha avansoi, ndërsa Tikveshi iu kundërpërgjigjë me dy golat e shqiptarit, Edis Spahiu.

Ekipi i Shkupit në minutat e fundit, barazoi fillimisht me Avornyo dhe pikërisht i njejti futbollist shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores minutat shtesë.

Fitore pa “kokë-dhimbje” mori Shkëndija në Tetovë, ku me shifra bindëse 4:1 mundi Gostivarin. Dy golat e parë i shënoi Adenis Shala, ndërsa në dy golat tjerë kontribuan Fiton Ademi dhe Erald Çinari. Golin e vetëm për Gostivarin e shënoi, Kehinde që rezultoi të jetë vetëm për statistikë.

Struga Trim Lum ishte befasia e kësaj xhiroje, pasi u mposht në shtëpi nga Sileksi me rezultatin 2:3. Besart Ibraimi dhe Marjan Radeski ishin autor të golave për ekipin e Shpëtim Duros, teksa te Sileksi realizoi dy herë Ignatov dhe golin e fitores e shënoi Kalanoski.

Në dy takimet tjera të kësaj xhiroje, Brera mposhti Vardarin në Strumicë me rezultat 2:0, përderisa Rabotniçki me Makedonija Gjorçe Petrovin u ndanë me barazim 1:1.

Ndeshjet e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut janë në program me 1 maj. /Telegrafi/

Read Entire Article