Shmanget tragjedia/ Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, përmbyset automjeti, shpëtojnë mrekullisht dy familje

10 months ago 53

Një aksident është regjistruar në në autostradën Lushnjë- Fier, në afërsi të Savrës. Dy mjete, në tentativë parakalimi, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi “Fuoristrada” me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës,rreth tre metra i thellë. Me këtë automjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë shpëtuar. Raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në automjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte drejtuesi, rreth 30 vjeç me bashkëshorten, nënën dhe motrën e tij. Asnjë nuk është lënduar pasi automjeti është ndaluar nga barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read Entire Article