Shmanget tragjedia në kombëtaren e Gambias

9 months ago 23
15:02 11/01/2024

Avioni i përfaqësueses afrikane u detyrua të ulej pas 10 minutash fluturim për mungesë oksigjeni

Futbollistët e kombëtares së Gambias rrezikuan jetën në fluturimin e tyre drejt Bregut të Fildishtë. Pilotit të avionit i’u desh që të bënte ulje të detyruar për të evituar një tragjedi.

Lojtarët u nisën nga kryeqyteti Ban-xhul drejt Bregut të Fildishtë, ku do të zhvillohet Kupa Afrikane e Kombeve. Por aeroplani ku ndodheshin futbollistët, vetëm dhjetë minuta pas ngjitjes në ajër, u detyrua që të ulej.

Pilotët shmangën një tragjedi pasi në bord mungonte oksigjeni si pasojë e një defekti. Pak minuta pas incidentit, një pjesë e mirë e futbollistëve kishin marrje mendsh, e disa humbën ndjenjat për një periudhë të shkurtër.

Për mediat vendase futbollistët thanë se kishin përjetuar një eksperiencë mjaft të vështirë, e mund të kishin humbur jetën.

Ish-lojtari i Mançester Junajtid, Saidi Janko tha se futbollistët e kuptuan që diçka nuk shkonte me avionin e vogël që në momentin kur u futën brenda. Ambienti ishte shumë i nxehtë, por personeli i siguroi se në fluturim ajri i kondicionuar do të punonte.

Sfida e parë e Gambias do të jetë ndaj Senegalit më datën 15 Janar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article