Shokon Eriksson: Kam edhe 1 vit jetë

9 months ago 23
14:23 11/01/2024

Ish-trajneri i Lazio dhe Anglisë deklaroi se vuan nga një sëmundje e rëndë

Një nga ikonat e futbollit suedez Sven-Goran Erikson ka shokuar me pohimin e tij se i ngelet edhe 1 vit jetë. Ish-trajneri i Lacios dhe i Anglisë tha për një radio suedeze se ishte diagnostikuar me kancer ne pankreas.

75-vjeçari shtoi se tani i duhet që të luftojë sa të mundet, ndërsa mjekët i kanë thënë se në skenarin më të mirë ka edhe 12 muaj jetë, e në të keqin më pak.

Por ai shtoi se po i shikon gjërat pozitivisht dhe është zotuar se do të luftojë. Po vrapoja për rreth 5 km e humba ndjenjat. Pas ekzaminimit mjekët gjetën një iktus, e u zbulua se kisha një tumor.

Në karrierën e tij, Erikson, fitoi Skudeton me Lacion në 2000, si dhe Kupën e Kupave, Superkupën UEFA, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Ai ka mbajtur edhe rolin e drejtorit teknik te Roma, Fiorentina dhe Sampdoria.

Suedezi ka drejtuar edhe kombëtaren e Anglisë në vitet 2001-2006, si edhe Mançester Sitin. Eksperienca e fundit ishte si trajner i Filipineve në 2019.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article