Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët

8 months ago 13

Live Shorti i Ligës së Kombeve

Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët

Sot (e enjte) në orën 18:00 në Paris do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025.

Në kuadër të kongresit në Paris, UEFA organizon shortin për Ligën e Kombeve, i cili nis në shtator, me ndryshime të mëdha krahasuar me edicionet e mëparshme.

Vazot e Ligave tashmë dihen dhe pritet që të ketë shumë grupe të forta, me kundërshtar të papërshtatshëm për njëri-tjetrin.

Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.

Para 2 ore e 18 min

Kosova futet sot në short pa përzgjedhës

Pas largimit të Primoz Glihas, Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të mbetet pa trajner, edhe pse shumë emra janë përfolur deri më sot.

Përkundër që FFK ka pasur takime me disa trajnerë, i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka thënë se trajneri do të caktohet brenda këtij muaji.

“Kemi pasur biseda të shumta, ka pasur shumë kandidatë që kanë shprehur interesim për ta marrë drejtimin e Kosovës. Megjithatë tani jemi në fazën finale dhe së shpejti do të vendoset për trajnerin e ri”.

“Po trajneri do të jenë gjermano folës dhe besoj që gjatë këtij muaji vetëm do të bëhet zyrtarizimi i tij. Jemi në fazën finale dhe nuk mund të flas më shumë rreth kësaj teme, por edhe nuk mund të jap një datë se kur do të bëhet prezantimi i tij pasi kjo gjë nuk varet vetëm nga ana jonë”, deklaroi Ademi.

Para 2 ore e 27 min

Shqipëria në vazon e tretë në Ligën B

Shqipëria gjendet në vazon e tretë të Ligës B së bashku me Slloveninë, Republikën e Irlandës dhe Malin e Zi.


LIGA B

Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells

Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji

Vazo 3: Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Mali i Zi

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani


Para 2 ore e 28 min

Kosova në vazon e dytë në Ligë C

Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.


Liga C

Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu

Vazo 2Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe

Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro

Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar*, Estoni, Letoni


Read Entire Article