Shpatulla apo dora? Pranohet pas rishikimit në VAR goli i Vinicius

9 months ago 14

Real Madridi ka hasur në vështirësi përballë Almerias, në një ndeshje që po sjell vendime të diskutueshme të gjyqtarit të ndeshjes.

Francisco Jose Hernandez Maeso është gjyqtar në këtë takim dhe solli tri vendime që po diskutohen shumë në rrjetet sociale.

Real Madridi ishte duke pësuar humbje pas pjesës së parë me rezultat 2-0.

Ai fillimisht akordoi penallti që u kthye në gol nga Jude Bellingham për 2-1, por për të cilin dyshohej se kishte një faull ndaj një mbrojtësi të Almerias, para se tjetri të luante me dorë.

🚨🚨| GOAL: Jude Bellingham scores for Madrid!

Real Madrid 1-2 Almeria https://t.co/KEZCGkpIy1

— CentreGoals. (@centregoals) January 21, 2024

Pas kësaj Almeria shënoi për 3-1, por që goli u anulua për një faull në mes të fushës.

Almeria manager Gaizka Garitano couldn't believe this goal was disallowed for this foul in the lead up. pic.twitter.com/ZKolwdUTOi

— ESPN FC (@ESPNFC) January 21, 2024

Ndërsa kulmi i reagimeve erdhi kur u pranua goli i Rel Madridit për 2-2, ku Vinicius shënoi  me kraharor dhe kishte shumë dyshime që preku pjesën e poshtme që llogaritet lojë me dorë.

Here is Vinicius's equalizer:https://t.co/M8uCctylQ0

— Managing Madrid (@managingmadrid) January 21, 2024

Po ju si mendoni, ishte me shpatull apo dorë? /Telegrafi/

Read Entire Article