Shpërbëhet grupi i kanabisit në Shkodër, ndalohen 3 prej pjesëtarëve, sekuestrohen rreth 14 kg drogë

10 months ago 15

Balkanweb app Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë 9 pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis, ndërsa ka ndaluar tre prej tyre dhe ka sekuestruar rreth 14 kg lëndë narkotike.

Raportohet se në një banesë të pabanuar në afërsi të lumit Kir janë gjetur dhe sekuestruar rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjenden në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Ditën e djeshme, si rezultat i hetimeve intensive, Policia identifikoi 9 pjesëtarët e grupit dhe ndaloi 3 prej tyre.

Në gusht të këtij viti, Policia i asgjësoi grupit kriminal, 10 274 bimë cannabisi, të kultivuara në fshatrat Kir dhe Pult.

Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme antidrogë, të Policisë, kanë vijuar hetimet për të dokumentuar ligjërisht veprimtarinë kriminale të 9 shtetasve, të cilët të organizuar si grup, kultivonin dhe prodhonin lëndë narkotike cannabis sativa, në fshtara të ndryshëm në Malësinë e Shkodrës.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta 9 shtetas, të cilët u identifikuan dje, si rezultat i hetimeve intensive të ndjekura proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga 3 nga pjesëtarët e grupit kriminal dhe vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës, në gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article