Shpërthejnë akuzat të peshëngritja

6 months ago 10
Reklamë
18:44 22/02/2024

Qerimaj: Fshihen raste dopingu. Presidenca: E pavertetë

Erkand Qerimajt ka shpërthyer në akuza të forta në drejtim të Federatës së Peshëngritjes dhe presidentit Elez Gjoza. Nënkampioni i Europës dhe fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare thotë në një mesazh në rrjetet sociale se është fshehur një rast me doping të një peshëngritësi shqiptar. 

“Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga Federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën dhe Elezin. Mendimi është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale”, tha Qerimaj.

Por akuzat janë konsideruar të pavërteta nga federata.

“Në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes nuk ka asnjë njoftim që një prej sportistëve tanë të jetë kapur pozitiv me doping dhe Federata ta ketë fshehur këtë rast”, njoftoi Federata.

Qerimaj e akuzon presidentin Gjoza se përdor paratë e federatës për çështje familjare. Por edhe kjo akuzë është hedhur poshtë nga Federata që paralajmëron padi për shpifje.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article