Shqipëri-Ishujt Faroe, shiten për dy orë biletat

10 months ago 21
Reklamë
09:19 03/11/2023

Ndeshja e fundit kualifikuese e kuqezinjve luhet me 20 Nëntor

Shiten në kohë rekord biletat e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe. FSHF njoftoi në orën 20:11 daljen në treg të këtyre biletave, por pas dy orësh askush nuk kishte mundësi te blinte më.

Çmimi i tyre varionte, nga 3 mije pas porte deri në 6 mije dhe 8 mijë në ballore. Më 20 Nëntor, Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që fillon në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Me gjasë në atë ndeshje Shqipëria do të festojë kualifikimin për herë të dytë në Europian.

Ndërkohë më herët në datë 17 Nëntor, Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Moldavisë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article