Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministri i Jashtëm Igli Hasani, që e cilëson si një arritje të madhe të politikës dhe diplomacisë së jashtme shqiptare.
“Një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë“, shkruan Hasani.
Top Channel