Shqipëria bën përmbysjen e “çmendur” kundër Malit të Zi, fiton 3-5

9 months ago 21

Kombëtarja e Shqipërisë në futbollin 6×6 e ka nisur vitin 2024 me fitore. Në miqësoren e parë që kuqezinjtë luajtën përballë Malit të Zi, ekipi ynë triumfoi me rezultatin 3-5.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të malazezëve, por në të dytën ndeshja u dominua nga tanët të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës plot 5 herë duke realizuar një përmbysje të “çmendur”.

Golat për Kombëtaren tonë u shënuan nga Ervin Cera, Guido Tepshi, Senad Lekaj, ndërsa Endri Kaca shënoi dy herë.

Read Entire Article