Shqipëria drejton sot seancën për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit në OKB, i pranishëm Zelensky! Rama: Më e rëndësishmja e dekadës së fundit

1 year ago 102
Reklamë

Shqipëria do të drejtojë ditën e sotme një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Do të jetë kreu i qeverisë, Edi Rama që do të drejtojë këtë seancë të nivelit të lartë fokusi i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, por dhe adresimi i nevojave aktuale dhe të ardhshme humanitare, ku të pranishëm do jenë krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Për herë të parë që nga fillimi i luftës do të jetë i pranishëm fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Takimi do të nisë në orën 11:00 me orën lokale, ndërsa tema për diskutim në Këshillin e Sigurimit do të jetë “Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Një ditë para mbajtjes së seancës, kryeministri Rama nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB tha se shpreson që ky debat i hapur të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.

“Këshilli do të mblidhet për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia. Do të kem nderin të kryesoj këtë takim. Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh. Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit”, tha Rama një ditë më parë.

Read Entire Article