Shqipëria e 32-ta në Lojërat Europiane

1 year ago 27
Reklamë
13:23 03/07/2023

Medaljet e Karaqit dhe Gegës ishin të parat në këtë aktivitet

Shqipëria mori për herë të parë në histori medalje në Lojërat Europiane që zhvilluan edicionin e tretë në Poloni.

Ekipi shqiptar me rezultatet e arritura u klasifikua e 32-i, duke lënë pas Sllovakinë dhe Izraelin. Alvin Karaqi në karate për peshën deri 84 kilogramë dhe Luzia Gega në atletikë në 3000 metra me pengesa u shpallën kampionë.

Ata sollën të artat nga ky aktivitetet që është olimpiada e kontinentit. Shqipëria iu afrua medaljes edhe në boks me Alban Beqirin, i cili mbërriti deri në çerekfinalen e peshës deri 71 kilogramë.

Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë 48 vende të Europës, Shqipëria u përfaqësua me 40 sportistë dhe disiplina të reja skerma, padel apo teqball.

Lojërat Europiane 2023 u zhvilluan nga 21 Qershori deri më 2 Korrik.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article