Shqipëria fitore magjike ndaj Çekisë

11 months ago 62
Reklamë

Shqipëria ka marrë një fitore të madhe ndaj Çekisë me rezultatin 3-0.

Një sukses tejet i rëndësishëm, që na afron edhe më shumë me një kualifikim në Europian.

“Perla” e Jasir Asanit dhe dopieta e Taulant Seferit, i dha fitoren kuqezinjve.

Shqipërisë, i mjaftojnë vetëm 2 pikë në dy ndeshjet e radhës, për të siguruar matematikisht kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos.

Read Entire Article