“Shqipëria krah të drejtës”, Rama: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e më të mëdhenjve, shqetësim që kjo ndonjëherë ngec

7 months ago 7
14:06 28/02/2024

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ritheksuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës teksa ka thënë se qëndrojmë në krahun e së drejtës. Gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Ukrainës, Zelensky, Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë që ta mbështesë Ukrainën në mënyrë të palëkundur.

Është një moment shumë i veçantë për ne këtu në Shqipëri sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës, i cili në fakt nuk ka të bëjë vetëm me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vet, por qëndron në të njëjtën kohë për demorkacinë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojmë të ndërtojmë.

Jam shumë i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend, si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtën qëndrim në Evropën Juglindore që qëndrojnë me Ukrainën dhe krah të drejtës së saj për integritetin e vet dhe për lirinë, demokracinë e saj.

Ne e kemi bërë të qartë dhe jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, nuk janë vetëm institucionet, por para së gjithash është i gjithë kombi, i gjithë populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri i vendit, Rama është shprehur se Shqipëria ka bërë gjithçka ka mundur për të ndihmuar Ukrainën teksa ka shtuar se shteti ukrainas ka nevojë shumë për mbështetjen e shteteve më të mëdha dhe më të pasura, për të cilën ka thënë se e sheh me shqetësim që ndonjëherë kjo mbështetje ngec.

“Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s dhe së bashku me aleatët tanë të NATO-s dhe me partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. 

Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe jemi të ndërgjegjshëm që Ukraina ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, por para së gjithash mbështetjen e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngec sepse Ukraina kthehet një çështje e politikës së brendshme të njërit vend apo tjetrit apo ndodhin vonesa burokratike.

Nëse demokracitë janë më të vështira dhe më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekond së goditur në përpjekjet e vet për të ankesuar territor duke marrë jetë të pafajshmish dhe duke vazhduar ta shkatërrojë Ukrainë e ta bëjë të vështirë për gratë e fëmijët që të jetojnë një jetë normale.

Shumë njerëz në mbarë Evropën që deklarojnë se të ndihmosh e të mbështesësh Ukrainën dhe t’i japësh Ukrainës mjetet për t’u mbrojtur është ajo që po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armatimeve për Ukrainën do të sjellë paqen. Kjo jo vetëm që është cinike, por është edhe absurde sepse nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin.

Dua të ju them të gjithëve se Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i rezistuar dhe për t’u siguruar që çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte, të jetë një paqe e drejtë që mbështetet kryesisht në parimet e planit 10 pikësh të Zelenskyt, të cilin duam ta shohim të diskutohet në mënyrë serioze nga të gjitha kombet dhe bashkësia e tyre.

Jam i kënaqur që patëm mundësi të ngrejmë argumentet tona dhe që patëm mundësi të zhvillonim takimin tonë dy palësh dhe të flisnim për Shqipërinë e Ukrainën, për të sotmen dhe të nesërmen. Një prej gjërave të rëndësishme që duhet të jetë rezultat që del nga ky makth – ukrainasit dhe shqiptarët do të ndihen më të afërt se sa në rrethana normale. Na lidh edhe një prej atyre gjërave që në sytë e mi dëshmon se sa shumë ka dështuar me planin e tij Putin sepse në vend që të merret peng e të qeveriset nga Renegad, Ukraina është bërë pjesë e grupit vendesh nga Ballkani Perëndimor e deri në Moldavi, të cilat janë së bashku në një rrugëtim për t’u anëtarësuar në BE.

Kemi shumë për të shkëmbyer. Kam veçse admirim për Zelenskyn dhe për popullin e Ukrainës që në mënyrë mbreslënëse po i bëjnë të dyja që po punojnë të ecin para në procesin e integrimit në BE.

Kryeministri Rama i tha Presidentit Zelenskyt që Shqipëria është një prej shtëpive të ukrainasve.

Përtej rrënojave, plagëve të ushtarëve, vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po mendon dhe po punon për të ardhmen dhe nuk mund të jemi më krenarë se kaq që të jemi miq me këtë komb dhe të ndihemi më pranë me këta njerëz dhe të përfytyrojmë të ardhmen tonë si një të ardhme që jemi mes miqve të vërtetë.

Unë e di që në të gjithë këtë periudhë kohe që duhet të bësh, të është daqshur të dëgjosh shumë fjalë të bukura, por dua të më besoni se gjithçka që keni dëgjuar nga unë dhe nga ne, vjen nga zemra. Ajo që na bën ne më të gatshëm që t’i themi këto fjalë është se sa shumë populli shqiptar do që Ukraina të mos e humbasë këtë luftë, por të triumfojë.

Jam i lumtur që ju e mbajtët premtimin. Ishte premtim kur kishte paqe, dua të ju garantoj se tani e përherë, Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, një prej vendeve ku çdo bashkëqytet i juaji mund të ndihet në shtëpi. Presim të punojmë së bashku për mundësitë e bashkëpunimit. Falë përpjekjes tuaj, Ukraina do të shijojë paqen dhe gjumin pa sirenat e alarmit që njoftojnë raketën që fluturon mbi kokat tuaja.

/tvklan.al


Read Entire Article