Shqipëria kualifikohet në “Euro 2024”

11 months ago 36
21:49 17/11/2023

Kuqezinjtë barazojnë ndaj Moldavisë

Shqipëria rishkroi historinë, duke siguruar për herë të dytë pjesëmarrjen në finalet e një Kampionati Europian pas atij të vitit 2016. Kombëtarja mori pikët e mjaftueshme, 14 falë barazimit 1 – 1 të premten në fushën e Moldavisë.

Një arritje e madhe e Kuqezinjve që të drejtuar nga braziliani Sylvinho bënë mrekullinë duke mundur konkurrencën e përfaqësueseve me përvojë në të tilla turne si Polonia dhe Çekia. Të mbështetur nga tifozë të shumtë në stadiumin “Zimbru” futbollistët shqiptarë treguan që në fillim se kërkonin të mbyllnin llogaritë para fundit të kualifikueseve, pasi të hënën do të luajë me Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”.

Gjithsesi rastin e parë të rrezikshëm e patën vendasit, por në minutën e 25’ Cikalleshi realizoi me penalltinë e fituar nga Seferi. Sulmuesi mashtroi portierin kundërshtar me goditjen e tij. Bajrami pati një tjetër mundësi të mirë në të 41’.

Në pjesën e dytë moldavët hynë në fushë duke kërkuar golin e barazimit, por raste të rrezikshme patën edhe Kuqezinjtë. Pavarësisht pritjeve të shumta të Berishës, Moldavia shënoi në minutën e 87’ me Baboglo, por gjithsesi kjo nuk ndikoi dhe në fërshëllimën e fundit të arbitrit Collum. Shqipëria do të jetë kështu verën e ardhshme në Gjermani në finalet e Euro 2024.

Kundërshtarët do të vendosen më 2 dhjetor në shortin që do të hidhet në Hamburg. Ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në Tv Klan në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm si ekranin që do të transmetojë të gjithë këtë turne nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article