Shqipëria merr presidencën e CEI, Hasani: Shqipëria do të çojë përpara misionin për bashkëpunimin rajonal dhe integrimit në BE

10 months ago 14

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani shkruan se Shqipëria merr drejtimin e presidencës së Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI). Në një postim në X, ai shkruan se Shqipëria do të çojë përpara misionin për bashkëpunimin rajonal dhe integrimit në BE.

“Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article