“Shqipëria s’është në luftë, por e sulmuar nga korrupsioni”, Vasili: Samiti i Diasporës në Tiranë, si shfaqet e Partisë së Punës!

10 months ago 4

Balkanweb app Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një komunikim për News24 e cilësoi samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, si takimet e Partisë së Punës.

Ai tha se Rama bëri shfaqjen e radhës, ndërsa ky samit sipas tij nuk sjell asnjë të mirë siç dhe fenomeni i shpopullimit të vendit.

“Nuk mund të kisha një reagim ndryshe, se ndodh një samit, në kulmin e largimeve të Shqiptarëve. Një Shqipëri nga e cila largohen shqiptarët, por cilat kanë qenë mesazhet nga këto samite? Nuk ka ndodhur asgjë! Fakti dramatik që vazhdojmë te kemi zhdukje të një bashkie të tërë, ku rreth 18 mijë shqiptarë kërkojnë azil në një vit. Faktori i dytë i rëndësishëm është se kësaj diaspore i afrohet emigracion dramatik. Për çfarë i duhet ky samit? Për shkak të moshës time kam parë dhe takime propagandistike. Ishte si takimet e Partisë së Punës. E mirëkuptoj gjithçka, besoj se është shumë e dhimbshme që propaganda të bjerë në nivele mizerabël. Një herë e një kohë Partia e Punës bënte të tilla vepra. Po ky çfarë do t’u thotë shqiptarëve? Shqipëria më e mirë matet me treguesit e saj, por vendi ynë ia kalon dhe Sirisë dhe Palestinës për emigracion. Shqipëria nuk është në luftë, por e sulmuar nga korrupsioni.”, tha ai.

Duke u ndalur te aksioni opozitar, Vasili tha se opozita ka denoncuar gjithmonë me fakte. “Kemi denoncuar korrupsionin në SPAK. Kjo është detyra që ne kemi. Ne kemi detyrë që të depozitojmë padi në institucionet e drejtësisë.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article