Shqipëria votoi kundër SHBA në KS, deputeti i PD: Gabim trashanik, Rama i detyruar nga lidhjet vartësitë lindore

1 year ago 7

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me votimin e Shqipërisë kundër SHBA-së për rezolutën e Brazilit ndaj Lindjes së Mesme.

Shehu u shpreh se ky është një gabim trashanik dhe i detyruar nga lidhjet e vartësitë Lindore të kryeministrit.

Ai shprehu shqetësimin e tij rreth politikës tendencioze të Edi Ramës në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e tij në marrëdhëniet me Lindjen dhe SHBA.

Reagimi i plotë:

“Busulla” e Rames drejt Lindjes!
Voton kunder ShBA ne Keshillin e Sigurimit per Rezoluten e Brazilit ndaj Lindjes se Mesme!
Gabim trashanik dhe i detyruar ky, nga lidhjet e vartesite e tij Lindore.
Ne nje moment kur Shqiperia duhet te ndjeke ngushtesisht ShBA per ceshtje e politikave globale.
Vecanerisht kjo aktualisht per ate zone ne konflikt, ku ne as mund te kemi rol e as kemi interesa te vecanta.
Do te ishte e dobishme qe ai te perdorte “autonomine” e tij per te shpjeguar te verteten ndaj Kosoves e Rajonit.
Por dhe per keto ceshtje, ku ne duhet te kemi rol te madh e ku kemi interesa jetike, ai perseri ndjek “direktivat” lindore, te Vucic a me larg.
Ne fakt ne te gjithe pozicionet e tij Rama po behet “zedhenes” i pozicioneve nga Lindja, i interesave te atyre lidhjeve dhe kondicionimeve qe ka prej andej!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article