Shqipërisë i shtohet edhe një festë zyrtare, Rama flet në Samitin e Diasporës dhe ‘këshillon’ Vjosa Osmanin për Albin Kurtin: Unë e dëgjoj Presidentin tim

10 months ago 16

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalimit në samitin e Diasporës, se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë ndryshe ngase kanë qenë kohë më parë.

“Si sot shqiptarët nuk kanë qenë kurrë asnjëherë më parë. Nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre jo vetëm për të marrë vendimet aty ku janë qofshin si Republika si Shqipëria dhe Kosova dhe në shtete me popullsi shtetformuuese dhe si kurrë më parë, faktet nuk kanë folur dhe flasin në mënyrë inkurajuese për të ushqyer besimin se vërtetë kemi shumë ende për të bërë kur fjala jonë të shkruhet në historinë e botës.

Jemi sot në një nivel komplet tjetër nga aq poshtë sa ishim, ku Shqipëria ishte shumë larg së qeni vendi i 10 milionë turistëve apo së qeni vendi i integrimit evropian që organizon samite, kur Kosova shumë larg asaj që është sot, kur në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti luftonte për të drejtën e një flamuri që nuk ishte i barabartë me atë të Maqedonisë së Veriut dhe flamuri shqiptar që vendosej nëpër ballkone mund të ishte një arsye për të shkuar në burg.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme shtetit dhe qeverisjes. Pa folur pastaj për Malin e Zi që nëse do të na thoshin 10 vjet më parë, që një kryeministër shqiptar do të drejtonte qeverinë e Malit të Zi, do të ishte rezultat i një lufte. Do të kujtoj Gjergj Fishtën, kur ai e siguron Gjergj Kastriotin të mos shqetësohet çfarë ndodh në Shqipëri sepse për inat të djallit dhe atyre shqiptarëve që e mbajnë Skëndërbeut me fjalë dhe jo në zemër, Zoti ka me e mbajt Shqipërinë në këmbë me nder dhe lumni”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se 22 nëntori do të jetë gjithashtu një festë zyrtare. “Dita e Alfabetit e 22 nëntorit të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe shpresoj që edhe Presidentja e Kosovës t’ia sugjeroj kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article