“Shqiponjat” kontrolle intensive në Tiranë, dy të arrestuar

9 months ago 16

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrolleve parandaluese kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Për këto raste u vunë pranga 2 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrolleve intensive për të garantuar sundimin e ligjit në territor dhe për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë konstatuar tre shtetas, të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 5 armë të ftohta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

– K. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën “Arben Boriçi”, shërbimet e Policisë i gjetën 2 doreza metalike (përforcues grushti);

– A. M., banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 2 shkopinj metalikë si ato të Policisë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article