Shqiptarët ‘bëjnë ligjin’ në MLS, Vrioni shënon fitoren e New England

1 year ago 31
Reklamë
15:54 13/07/2023

New England Revolution mban hapin e kryesuesve të Cincinnati në MLS, kjo falë edhe sulmuesit të kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni. Lojtari 24-vjeçari shënoi golin e radhës në kampionatin amerikan të futbollit në fitoren 2-1 ndaj Atlantës. Vendasit e nisën praktikisht me gol, teksa në minutën e 9-të, Vrioni u tregua i ftohtë për të shënuar golin që vulosi fitoren. Sulmuesi shqiptar përktheu në gol një kundërsulm të shokëve të skuadrës dhe pasi dribloi portierin kundërshtarë shmangu edhe mbrojtësin për të shënuar. Realizim mjaft i bukur nga ana e Vrionit, që ngjitet në kuotën e 5 golave sezonal, duke qënë golashënuesi i tretë më i mirë në skuadër.

Formë të mirë tregoi edhe Xherdan Shaqiri. Futbollisti me origjinë shqiptare realizoi në fitoren 3-0 që Chicago Fire regjistroi Montreal. Pasi dha asist tek goli i dytë, Shaqiri tregoi të gjithë potencialin e tij në një goditje kirurgjikale nga jashtë zonës. Një skemë nga goditja e dënimit nxori të lirë ish-lojtarin e Interit dhe Bayern Munich, për ta dërguar topin në këndin e portës. Goli i tretë për 31-vjeçarin në këtë sezon, ku ka luajtur 17 sfida në 22 javë kampionat.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article