Shqiptarët largohen nga Fenerbahçe

1 year ago 28
Reklamë
23:20 02/07/2023

Dy futbollistët shqiptarë Mërgim Berisha e Ezgjan Alioski janë larguar nga skuadra e Fenerbahçes me përfundimin e sezonit 2022/2023. Klubi turk njoftoi se qendërsulmuesi që luan për Gjermaninë u huazua te skuadra e Ausburgut.

Ndërkohë që shqiptaro-maqedonasi Alioski do të rikthehet te klubi i Al-Ahli në Arabinë Saudite, pasi i ka përfunduar kontrata e huazimit. Verdheblutë nuk kanë në plan që të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin e krahut të majtë.

Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut i ishte bashkuar Al-Ahlit në verën e vitit 2021, ndërsa te Fenerbahçe u huazua verën e vitit të kaluar. Ndërkohë Gallatasaraji kërkon që të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Gallatasaraj kërkon ta blejë Rashicën për shumën e 7 mln eurove nga Noruiç Siti që zotëron kartonin e tij. 27-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025. Me klubin turk që fitoi kampionatin, sulmuesi realizoi 6 gola dhe dha 7 asiste në 30 takime në të gjitha kompeticionet sezonin e shkuar.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article