“Shteti nuk ka reaguar”, flet një prej 300 qytetarëve të bllokuar në Qafë Murriz: Jam bashkë me fëmijët, jemi fut në një lokal

10 months ago 14

Një prej qytetarëve që ka mbetur e bllokuar në Qafë Murriz, ka kontaktuar me BalkanWeb dhe News24, duke deklaruar se prej 5 orësh janë bllokuar nga dëbora.

Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga shteti, teksa apelon sërish për ndihmë.

“Ndodhemi prej 5 orësh të bllokuar. Policia nuk është në vendngjarje, dhe furgoni që unë po udhëtoj bashkë me fëmijët është pa zinxhirë. Shteti nuk ka ndërhyrë fare. Duket sikur nuk ka asnjë interes. Nuk e di ku do e kalojmë natën, duhet të na informojë shteti. Po qëndrojmë të gjithë në një lokal”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article