Shtohet presioni mbi Ten Hag, gati gjysma e ekipit nuk e mbështet…

10 months ago 40
00:02 06/12/2023

Erik Ten Hag e ka humbur mbështetjen e gati gjysmës së ekipit të Mançester United për shkak të mënyrës së tij të menaxhimit. Situata brenda grupit nuk është aspak e mirë, ndërsa “Djajtë e Kuq” pësuan humbjen e 10 në këtë sezon në të gjitha garat kundër NewCastle të shtunën.

Aktualisht, United gjendet në vend të 7 në renditje, 5 pikë larg vendit të katërt, ndërsa presioni është shtuar mbi Ten Hag. “Djajtë e kuq” gjenden në fund të Grupit A në Ligën e Kampionëve ndërsa kanë edhe një shans të fundit për t’u kualifikuar. Ekipi duhet patjetër që të mundë Bayern Munich.

Por lojtarët mendojnë se holandezi ka gabuar me mënyrën se si ka menaxhuar takimet e rëndësishme.

Sipas SkySports, futbollistët mendojnë se lojtarët janë të pakënaqur me stilin e lojës dhe se mendojnë se po stërviten ‘shumë fort’ dhe po vrapojnë shumë në stërvitje, e nuk e kuptojnë se përse po vrapojnë kaq shumë. Madje disa prej titullarëve të ekipit kanë folur me trajnerin Ten Hag për situatë në ekip, ku i kanë treguar atij për përvojat në klubet e mëparshme e shpresojnë që situata të mund të përmirësohet te “Djajtë e kuq”.

Sfida e radhës e Ten Hag do të jetë që të marrë nga ana e tij futbollistët kryesorë, ndërsa atij nuk i lejohen më hapa falsë. Por humbja kundër Njukestëllit ka ndikuar shumë në moralin e ekipit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article