Shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana/ Zbardhet arsyeja, ja kur do të luhet ndeshja

11 months ago 32
Reklamë

Derbi Partizani-Tirana do të luhet në datën 19 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga FSHF-ja.

Arsyeja e shtyrjes së duelit është që tifozët të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Air Albania”.

NJOFTIMI:

Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023, që ti japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”.

Read Entire Article