Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ndau disa fjalë për legjendarin e futbollit Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 78-vjeçare.
I njohur si “Kazjeri”, ai është vlerësuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit.
Rama e quajti një valltar të dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, aty ku fitoi dy herë kupën e botës.
“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës”, ka shkruar Rama.
Ndër të tjera, kryeministri shprehet se me vdekjen e tij, është shkëputur një copë e fëmijërisë sonë.
“Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, thotë Rama.
Top Channel