Si arriti Roma të bëjë 10 zëvendësime në një ndeshje, kjo ndodhi përballë Udineses

5 months ago 3

Udinese dhe Roma luajtën një ndeshje të kampionatit 12 ditë më parë, por u desh ta ndalonin në minutën e 72-të kur rezultati ishte 1-1.

Kjo pasi mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka, u rrëzua pasi kishte dhimbje të forta në gjoks.

Ndeshja rifilloi dje (e enjte) nga minuta e ndërprerjes dhe Roma shënoi gol në 20 minutat e mbetura për të fituar 2-1.

Por Roma vazhdoi ndeshjen me 10 lojtarë që nuk luajtën në ndeshjen e fundit, të papërfunduar, gjë që shkaktoi konfuzion tek tifozët e futbollit.

Shpjegimi erdhi më vonë. Për shkak të rrethanave specifike, drejtuesit e Serie A lejuan që klubet të luajnë pjesën tjetër të ndeshjes, ose më saktë atë që kishte mbetur nga ndeshja, me 10 lojtarë të rinj.

Roma këtë gjë e bëri dhe fitoi, ndërsa golin e triumfit e shënoi Bryan Cristante, që para 12 ditësh, kishte asistuar tek goli i 1-1 i shënuar nga Romelu Lukaku. /Telegrafi/

Read Entire Article