Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

3 months ago 12
Reklamë

Real Madridi pak ditë pasi fitoi titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve, duket se nuk e ka në mend që ta ndalë dominimin.

Kylian Mbappe u zyrtarizua sot (3 qershor) si lojtari më i ri i Real Madridit, teksa dy ditë më parë ata fituan Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit.

25-vjeçari u bë pjesë e Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me PSG-në do të skadojë në fund të këtij muaji.

Mbappe ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare në “Santiago Bernabeu” dhe raportohet se do të fitojë një bonus nënshkrimi në vlerë prej 128 milionë eurosh.

Sidoqoftë, ai nuk do të jetë transferimi i vetëm që do të bëjë Real Madridi këtë verë, pasi edhe talenti brazilian Endrick do t’i bashkohet atyre nga Palmeirasi.

Real Madridi gjithashtu është lidhur me një transferim të Alphonso Davies, pasi presidenti Florentino Perez dëshiron që të ndërtojë gjeneratën e tij të re të ‘Galaktikëve’.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të ketë një punë të vështirë që t’i mbajë të gjithë sulmuesit e tij të lumtur sezonin e ardhshëm, teksa do të synojnë mbrojtjen e titujve të ndryshëm.

Krahas Mbappes dhe Endrick, Real Madridi ka yjet si Jude Bellingham, Vinicius Jr, Federico Valverde, Rodrygo dhe Arda Guler që do të luajnë rolin e tyre.

Formacioni i parashikuar i Real Madridit (nëse kompletohen të gjitha blerjet):

Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Davies, Valverde, Camavinga, Bellingham, Rodrygo, Mbappe, Vinicius./Telegrafi/

Read Entire Article