Si e njoftoi Ferrari ardhjen e Hamiltonit një ditë para zyrtarizimit me një mesazh të fshehur – askush nuk e vuri re këtë detaj

8 months ago 16

Bota dëgjoi dje (e enjte) lajmin se një nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave, Lewis Hamilton, po kalon te Ferrari nga Mercedes në vitin 2025.

Kjo tronditi të gjithë tifozët e Formula 1, pasi Lewis Hamilton u bë i famshëm me makinën Mercedes duke fituar gjashtë nga shtatë kampionatet e tij botërore.

Mirëpo, është interesant fakti se Ferrari një ditë para njoftimit zyrtar e ka paralajmëruar kalimin e Hamiltonit në radhët e tyre me një detaj dhe të gjithëve u ka ikur.

Team Statement

Scuderia Ferrari is pleased to announce that Lewis Hamilton will be joining the team in 2025, on a multi-year contract. pic.twitter.com/moEMqUgzXH

— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) February 1, 2024

Është një foto që Ferrari ka publikuar në rrjetet sociale me rastin e sponsorizimit të markës së njohur Peroni që prodhon birrën.

Në foto shihet një shishe birre joalkoolike e kësaj marke, një çantë Ferrari, një kapak dhe gjëra të tjera, si dhe një makinë e vogël e kuqe me numrin 44.

Ky numër kishte një lidhje të qartë me ardhjen e Hamiltonit, por shumica e tifozëve e kuptuan vetëm kur u konfirmua ardhja e britanikut në skuadrën italiane.

Beer brand Peroni announces multi-year partnership with Ferrari

Full story 👉 https://t.co/sqqExZ0hen
#F1 #Ferrari #Peronihttps://t.co/sqqExZ0hen

— Motorsport Week (@MotorsportWeek) January 30, 2024

Hamilton do të kalojë edhe sezonin e ardhshëm në Mercedes, dhe më pas nga viti 2025 do të formojë një tandem vozitës me Leclerc në ekipin e famshëm, më i madhi i Formula 1. /Telegrafi/

Read Entire Article