Një grup i dilerëve të drogës janë arrestuar pasi u kapën duke shpërndarë kokainë dhe mariuhanë nga një shtëpi në Lima, ku policët civilë të kamufluar me rroba të Babadimrit arritën t’i kapin.
Pamjet e publikuara nga policia në Peru, shfaq momente të luftimit të krimit nga ‘Shën Niku’ i cili thyen derën e një shtëpie me çekiç, vetëm pak ditë para Krishtlindjes, transmeton Telegrafi.
Partnerët e tij nga njësia special të njohur si “skuadra e gjelbër”, shihen duke u ngjitur me shkallë në katin e dytë të shtëpisë, me qëllim që të parandalojnë ikjen e dilerëve të drogës.
Madje polici humb “mjekrën” derisa godet me tërë forcën me çekiç mbi derën e hekurt, para se të arrinte të futej brenda shtëpisë.
Të dyshuarit, Luis Cordoba, 25-vjeç dhe Jhordan Carhuachin, 32, ishin prej kohësh nën vëzhgim për shitje të drogës dhe madje u kishin shitur drogë policëve civilë.
Që të dy ishin arrestuar edhe më herët për vjedhje dhe vepra tjera dhe kështu ishin në listën e të kërkuara nga ana e autoriteteve. /Telegrafi/