Si ra zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier. Kryebashkiaku: Asnjë person nuk është në rrezik

10 months ago 6

Zjarri që ka rënë në katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier, ka bërë që të paktën pesë të moshuar të përfundojnë në spital për shkak të asfiksisë.

Gazetari i News 24 në Fier, Eno Verria tha se të paktën 5 autoambulanca janë larguar nga shtëpia e të moshuarve në drejtim të spitalit, ndërsa dy të tjera ndodhen në vendin e ngjarjes. Asnjë prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.

Forcat e rendit, kanë rrethuar shtëpinë e të moshuarve. Atje shkoi edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili tha se ka qenë një zjarr aksidental dhe më pas tymi është përhapur në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet kuzhina dhe mensa.

“Zjarri ka ndodhur në një orar ku nuk mensë dhe kuzhinë nuk ka pasur persona. Me punën që do të bëjmë sonte besoj se çdo gjë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Përgjithësisht nuk kemi dëme në pjesën e godinës dhe besoj se deri nesër do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Subashi duke theksuar se shumica e të moshuarve janë në gjendje të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article