Një kronikë e BBC News më shumë se 20 vjet më parë tregon raportimin për telefonin e parë me kamerë – revolucioni i ri asokohe në përdorimin e telefonave celularë.
Kronika fillimisht shpjegonte përdorimin e gjithanshëm të telefonave vetëm me thirrje dhe tekst në mesin e shumë të rinjve, transmeton Telegrafi.
Më pas u tregua një demonstrim i telefonit Nokia me kamerë, ku gazetari i BBC-s u pa duket shkrepur disa fotografi jashtë Pallatit Buckingham, para se një ekspert të fliste për avancimet e kësaj teknologjie.
“Ky telefon sjell një dimension krejtësisht të ri në botën e telefonave celularë duke lejuar që përdoruesit të dërgojnë mesazhe por edhe fotografi”, pati thënë eksperti në kronikën e BBC-s.
Telefoni i parë komercial me kamerë me ngjyra ishte Kyocera Visual Phone VP-210, i lëshuar në Japoni në maj të vitit 1999. /Telegrafi/