Si votuan Gliha dhe Rrahmani në çmimet e ndara nga FIFA për më të mirët e vitit 2023?

9 months ago 10

FIFA zgjodhi sonte (e hënë) më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje që u mbajt në qytetin e Londrës.

Nga Kosova për lojtarin më të mirë të vitit si dhe për kategoritë e tjera, të drejtë vote kishin Primozh Gliha (ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses), kapiteni Amir Rrahmani dhe redaktori i sportit në “Gazeta Express” dhe “T7”, Valon Konushevci.

Ishte argjentinasi Lionel Messi ai që ‘rrëmbeu’ çmimin kryesor si “Lojtari më i mirë” i vitit 2023 pas sezonit të tij fantastik, ku udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës.

Gliha pati një përzgjedhje interesante të emrave tek pothuajse të gjitha kategoritë.


Votat e Glihas për lojtarin e vitit: Marcelo Brozovic, Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan.

Ndërkohë, për portierin e vitit Gliha vendosi në këtë mënyrë: Yassine Bounou, Andre Onana dhe Marc-Andre Ter Stegen.

Për trajnerin e vitit, votat e Glihas ishin këto: Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.


Votat e Rrahmanit për trajnerin më të mirë: Luciano Spalletti, Pep Guardiola dhe Xavi.

Votat e Rrahmanit për lojtarin më të mirë: Victor Osimhen, Khvicha Kvaratskhelia dhe Lionel Messi.

Rrahmani për portierin e vitit votoi për: Marc-Andre Ter Stegen, Yassine Bounou dhe Ederson.


Ndërsa në anën tjetër Konushevci votoi në favor të Erling Haaland si lojtari më i mirë, ndërsa pas tij votoi për Lionel Messi dhe Kevin De Bruyne.

Votat e Konushevcit për trajnerin më të mirë: Pep Guardiola, Luciano Spalletti, Simone Inzaghi.

Votat e Konushevcit për portierin më të mirë: Ederson, Andre Onana, Marc Andre Ter-Stegen.


/Telegrafi/

Read Entire Article